Subscribe

Pas qëndrimit të partisë më të madhe opozitare në Maqedoni LSDM për të bojkotuar zgjedhjet e reja parlamentare diplomacia europiane është vënën në lëvizje. Federika Mongerini, përfaqësuesja për politikë të jashtme të unionit ka patur një bisedë telefonike me Zaev, të cilit i ka njoftuar se është me rëndësi që partitë politike të vijojnë punën për të zhvilluar një proces zgjedhor demokratik.

“Të gjitha partitë politike të vazhdojnë të punojnë së bashku për sigurimin e zgjedhjeve kredibile në interes të shtetit dhe të qytetarëve. Në atë kontekst zbatimi i marrëveshjeve politike, përfshirë edhe reformat prioritare janë me rëndësi kyçe. Së bashku me shba-në i mbështetëm të gjitha partitë dhe palët e prekura në këto përpjekje dhe do të vazhdojmë ta bëjmë atë edhe në javët e ardhshme. U bëjmë thirrje të gjitha partive që të mbeten tërësisht të përkushtuara në procesin e dakorduar.”

Me herët Zaev mbajti dhe nje takim me përfaqësuesin diplomatik te unionit Orav, i cili i kërkoi liderit opozitar të vijojë punën për të përmbushur marrëveshjen e Shkupit. Një ditë më parë LSDM njoftoi bojkotin e zgjedhjeve të reja parlamentare, pasi VMRO nen drejtimin e Gruevskit ka shkelur paktin e arritur nen ndërmjetësimin e ndërkombëtareve. Sipas kësaj marrëveshje, zgjedhjet mbahen me 5 qershor.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *