E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 23 minuta më parë
Video · Rajoni

Mongerini: Demarkacioni kusht për hapjen e vizave me Kosovën

Përfaqësuesja e larte e Bashkimit Europian, Federica Mogherini e beri të qartë në Prishtinë se pret lajme të mira nga Parlamenti i Kosovës për të ratifikuar demarkacionin me Malin e Zi. Pas takimeve me krerët e shtetit, zyrtarja e larte e Brukselit tha se eshte momenti te ratifikohet marrëveshja, pasi pa te nuk ka liberalizim vizash.

 

“Është koha e fundit që të ecim përpara. Është koha që të votoni demarkacionin me Malin e Zi. Kjo do e zhbllokojë liberalizimin e vizave për Kosovën. Ne jemi të gatshëm për këtë. I mbetet Parlamentit të Kosoves te vendose. Gjithashtu duhet te vijoni me reformat. Lufta kundër korrupsionit është ne dobi te qytetareve te Kosovës.”

 

Reklamë

Ndërsa kryeministri Mustafa theksoi se Kosova është e përkushtuar te vijoje rrugët e reformave drejt unionit dhe i beri thirrje opozitës te bashkëpunoje ne te mire te qytetareve.

 

Zonja Mogerini gjate qëndrimit ne Kosove është takuar edhe me përfaqësues te partive politike, ndërsa ka zhvilluar edhe nje vizite ne Mitrovice.

 

Ndiqni konferencen e plote per media:

 

Më shumë video

Reklamë