E diel, 8 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Ekonomi

Monedha euro vijon rënien

 

Kjo jave qe mbyllem shënoi nje dobësim te monedhës europiane ne raport me lekun vendas. Ne zyrat e këmbimit valutor nje euro arriti te këmbehej me 131. 9 leke, niveli me i ulet ky qe nga 2009. Dobësimi i monedhës europiane ka nisur qe ne vitin 2016 kohe kur nisi te zbresë nga niveli i 140 lekeve. Ekspertet jane te mendimit se ky zhvlerësim i fundit i euros mund te lidhet me efektet psikologjike te Bankës se Shqipërisë, per te reduktuar përdorimin e monedhës europine. Gjithësi ekspertet mendojnë se kjo do te jete nje faze kalimtare. Banka ka paralajmëruar se me masat e marra do te beje me te leverdishme kreditë dhe depozitat ne leke. Ky fakt mendohet te ketë ndikuar ne luhatjen e tregut.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë