E diel, 27 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Mond Bego, “miku” i Taulant Ballës duhet të justikojë pasurinë

Eduart Nazari, banues në Berat është arrestuar në vitin 2013, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim.

 

Shtetasi Gentian Çako,  banues në Berat, dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me 20 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja në rrethana cilësuese, e kryer në bashkëpunim”.

 

Ndërkohë emri I trete është Mond Bego, banues në Tiranë, dënuar në Itali me 11 vjet burg, për veprën penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale, me qëllim trafikim droge”.

 

Ky I fundit është emër i njohur për publikun pasi është akuzuar shpesh nga Partia Demokratike për lidhje me bandën e Aldo Bares dhe miqësinë e tij me Taulant Ballën.

 

Bego njihet si biznesmen në Tiranë, sidomos në fushën e ndërtimit.

 

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së.

 

Vazhdo të lexosh