Pas vdekjes së Mbretit George VI në shkurt të vitit 1952, Elizabeta në atë kohë vetëm 26 vjeç, do të ngjitej në fron për t’u bërë monarkja më jetëgjatë në historinë e familjes mbretërore ! Në prill të këtij viti, ajo festoi ditëlindjen e 93, 67 vite nga të cilat i ka festuar si Mbretëreshë.

Megjithatë britanikët duhet të përgatiten për disa ndryshime të mëdha.

Sipas një raporti të ri nga Daily Mail, Mbretëresha Elizabeth mund të “tërhiqet” në 18 muajt e ardhshëm, duke i lënë fronit djalit të saj, pretendentit të parë Princit Charles.

Thuhet se Charles po përgatitet të marrë përsipër udhëheqjen në familjen mbretërore kur Mbretëresha të festojë ditëlindjen e 95 vjeç.

Por sipas Daily Mail, Mbretëresha nuk do të tërhiqeh plotësisht, përkundrazi, është sugjeruar që Charles të merrte kontrollin e punëve të përditshme, ndërsa Elizabeth të mbajë titullin zyrtar të monarkut.

Spekulimet se Elizabeth do ta bëjë këtë ndryshim kur ajo të mbushë 95 vjeç lidhen me daljen nga jeta publike të Princit Philip, të cilën ai e njoftoi kur ishte 95 vjeç.

Mbretëresha ka reduktuar angazhimet e saj publike në mënyrë të konsiderueshme vitet e fundit. Në vitin 2016, ajo mori pjesë në 332 takime dhe deri në vitin 2018, ajo e kishte ulur atë numër në 283. Ndërsa Charles ka rritur përgjegjësitë e tij duke u angazhuar në 507 takime të rëndësishme në 2018.

Thjesht do të duhet të presim dhe të shohim se si do të funksionojë pasi vendimi përfundimisht do të jetë vetëm i Mbretëreshës./LIVING

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *