Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
06 August 2026
Vizion fokus

Zjarr i madh në Pocest të Dibrës, flakët rrezikojnë...

Shpërthen makina në Tiranë, shkak një defekt teknik

Aksident me vdekje në Durrës

Presidenti i Iranit: Komunikimi me liderin suprem Khamenei është...

Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare arrestohet në Francë, u kap...

Udhëtimi me varkë kthehet në tragjedi, 40-vjeçarja humb jetën...

Kreu i ushtrisë izraelite: Do të vijojmë operacionet parandaluese...

Dita e 67 e protestës, pas fjalimeve qytetarët nisin...

I nxehti ekstrem, shënohen temperatura rekord në Austri

Tunel i fshehtë nën kufirin e BE-së, Lituania zbulon...

Monarkia dhe njëqind vjetori i “Revolucionit Rus”

9 Mars 19:41

Rusia po shënon këtë vit 100 vjetorin e Revolucionit Rus, i cili i dha fund shekujve të monarkisë dhe çoi në ngritjen e një perandorie të re, Bashkimin Sovjetik. “Revolucioni i Shkurtit” në Rusi, i cili u shoqërua me një kryengritje popullore, e detyroi Car Nikollën e Dytë të hiqte dorë nga froni. Por sot ka ende rusë që e konsiderojnë monarkinë si të shenjtë, dhe madje disa prej tyre shpresojnë në kthimin e saj.

 

Njëqind vjet më parë në Shën Petersburg, një revolucion i dha fund monarkisë dhe çoi në krijimin e një qeverie të përkohshme që muaj më vonë u përmbys nga bolshevikët. Kjo më pas çoi në krijimin e Bashkimit Sovjetik dhe përhapjen globale të komunizmit.

 

Dikur besnikë të carit, dhjetëra mijëra punëtorë fabrikash filluan një revoltë kundër korrupsionit, ndërkohë që Lufta e Parë Botërore goditi rëndë nivelin e jetesës në vend.

 

“Ishte viti i tretë i luftës. Nuk kishte një dallim të madh mes punëtorëve. Ka pasur mungesa buke për të gjithë”, thotë Igor Savrasov. drejtor i Muzeut të Fabrikave Kirov.

 

Familjet e pasura fillimisht ikën, por më vonë disa prej tyre u kthyen në vend dhe iu bashkuan regjimit të ri.

 

“Kam shërbyer në ushtrinë sovjetike, kështu që unë kalova plotësisht përmes sistemit. Familja ime besonte se ne duhet të mbështesnim Rusinë, qoftë për mirë apo për keq”, thotë Ivan Artsishevskiy i Qendrës për Komunikim të Efektshëm.

 

Artsishevskiy ka ndihmuar në ceremoninë e rivarrimit të familjes së fundit mbretërore të Rusisë, të ekzekutuar nga bolshevikët, e cila u kanonizua në vitin 2000.

 

Një pasardhës i familjeve aristokrate, ai u mëson etikën e mirësjelljes brezave të ardhshëm të Rusisë.

 

“Si rezultat i “arritjeve” të mëdha të Bashkimit Sovjetik, një pjesë e madhe e gjeneve të popullsisë sonë u shkatërrua, dhe kjo solli rezultate të karakterit negativ. Kështu që tani ne duhet ta korrigjojmë atë”.

 

Tani, një shekull pas rënies së monarkisë ruse, shtëpia mbretërore ruse, mbrojtësit e trashëgimisë së dinastisë Romanov, kërkojnë njohje ligjore.

 

“Ne vazhdojmë të ruajmë bindjet tona monarkike. Ne vazhdojmë të besojmë se monarkia për Rusinë është një mënyrë historikisht e natyrshme e ekzistencës. Rusia ishte monarki për më shumë se një mijë vjet para revolucionit, i cili na solli shumë fatkeqësi”, thotë Alexander Zakatov, Drejtor i Shtëpisë Mbretërore.

 

Duke theksuar ndjeshmërinë rreth monarkisë, një film rus mbi aferën e Carit të fundit me një balerinë po kritikohet madje para se të shfaqet në kinema.

 

Zakatov e pranon se nuk ekzistojnë kushtet për restaurimin e monarkisë në Rusi, një mendim me të cilin janë dakord shumica e rusëve.

 

Ndërkohë që Rusia shënon njëqind vjetorin e Revolucionit Rus, një numër i vogël rusësh do të vajtojnë humbjen e monarkisë. Por shumë prej tyre do të kujtojnë bolshevikët që morën pushtetin, luftën shkatërruese civile që pasoi, dhe perandorinë sovjetike që ata themeluan.

Posted Under:
Bota Ekonomi
Tagged:
Rusi

Nga e njëjta kategori

Presidenti i Iranit: Komunikimi me liderin suprem Khamenei është shumë i vështirë

më shumë...

Udhëtimi me varkë kthehet në tragjedi, 40-vjeçarja humb jetën në sy të fëmijëve

më shumë...

Kreu i ushtrisë izraelite: Do të vijojmë operacionet parandaluese në Gaza

më shumë...

I nxehti ekstrem, shënohen temperatura rekord në Austri

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:44

Zjarr i madh në Pocest të Dibrës,...

10:41

Shpërthen makina në Tiranë, shkak një defekt...

10:36

Aksident me vdekje në Durrës

10:20

Presidenti i Iranit: Komunikimi me liderin suprem...

10:06

Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare arrestohet në Francë,...

9:50

Udhëtimi me varkë kthehet në tragjedi, 40-vjeçarja...

9:43

Kreu i ushtrisë izraelite: Do të vijojmë...

9:37

Aksident i rëndë në Itali, humb jetën...

9:31

Dita e 67 e protestës, pas fjalimeve...

9:20

Ushqimet që ndihmojnë në forcimin e kockave...

8:56

Zjarri në Rriban, deputeti Jahaj dhe kryebashkiaku...

8:56

I nxehti ekstrem, shënohen temperatura rekord në...

8:37

Tunel i fshehtë nën kufirin e BE-së,...

8:11

Salah surprizon me numrin në fanelë, 10-ta...

8:06

Zelensky i kërkon NATO-s më shumë ndihmë...

7:51

Pesë ushqime që ndihmojnë në forcimin e...

7:18

Tifozët duartrokasin gjestin e Muçit pas transferimit...

7:01

Irani dhe Omani arrijnë marrëveshje për Ngushticën...

6:44

Berat Gjimshiti largohet pas 9 sezonesh nga...

6:24

Nënshkruhet Akti i Themelimit dhe Statuti i...

Më të klikuarat

  • Tmerr në Greqi/ 41-vjeçari shqiptar p*rdhunoi sistematikisht...
  • “Mos trego se do të të vras familjarët”, pasi e p*rdhunonte...
  • Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 33-vjeçari shqiptar (E...
  • “Ishte tmerr, nuk kisha ku të fshihesha”, u plag...
  • Tragjike/Rrufeja vret futbollistin gjatë ndeshjes, plagosen...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.