E hënë, 9 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Monaco vs Juventus sot në Vizion Plus

Uefa Champions League vazhdon sonte ne mbrëmje ne platformën Tring dhe Vizion Plus me nje tjetër gjysmëfinale qe premton emocione dhe spektakël. Ne “Luigji i Dyte”, ekipi i talenteve te mëdha Monaco sfidon nje prej kandidaturave me te forta për fitimin e titullit te këtij sezoni Juventus.

 

Nje mision shume i vështirë per “Zonjën e Vjetër” përballë nje skuadre qe ka surprizuar me rezultatet e saj teksa nxori jashtë loje edhe Manchester City-in e Pep Guardioles.

 

Reklamë

Përballë do te jene skuadra qe ka shënuar me shume ne Europe me dyshen e frikshme Falkao – Mbape kundër nje mbrojtje qe ka pësuar me pak kete sezon. Strategu i italianeve Alegri ka paralajmëruar skuadrën se nuk do te jete e lehte përballë skuadrës se principatës dhe se kundërshtari duhet te trajtohet me respekt dhe sakrifice.

 

Ne kampin tjetër, trajneri Zhardim është i bindur se ka nje skuadër me te forte se dy vite me pare, 100 % te forte si nga ana fizike ashtu dhe mentale. “Ne fushën tone duhet fitore, edhe nëse pësojmë gol, do te shënojmë ne Torino, aty ku do te vendoset kualifikimi”, – ka lancuar sfidën portugezi, i cili do t’i besoje skemës 4-4-2 me Fabinjo qe ka fituar balotazhin me Mutinjon.

 

Boshija dhe Karijo janë dy mungesat e skuadrës se principatës, ndërsa edhe pse ishte ne dyshim Bakajoko do te luaje me maske ne fytyre pas nje frakture ne hunde. Asnjë dyshim per teknikun Alegri me Markision, i cili do te zëvendësoje te skualfikuarin Kedira, ndërkohë qe edhe Rincon mund te jete nje alternative e mundshme.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë