Në France, Monaco nuk njeh hap fals në këtë sezon të ri. Kampionet ne fuqi të ligës së parë fituan 1 me 0 ndaj Metz, duke u ngjitur ne kuotën e 9 pikëve, tre fitore ne tre ndeshje deri tani. Ekipi i principatës thyen edhe një rekord që lidhet me numrin e fitoreve radhazi nga një skuadër në kampionatin francez, plot 15 të tilla, si askush më parë. Në mungese te talentit Kilian Mbape i lënë jashtë për shkak të dilemës së tij për të ardhmen, heroin tek Monaco e bën kapiteni Falkao. Sulmuesi veteran shënoi golin e vetëm në minutën e 78.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *