Macja e vogël, që Dijonisi e ka pagëzuar me emrin “Sokol” ka rrëmbyer zemrat e të gjithë fermerëve në “Femra VIP”.

Sapo u jepet mundësia, secili prej tyre përfiton për të kaluar disa momente të bukura vetëm për vetëm me “Sokolin”.

Këtë pasdite, ka qenë këngëtarja e njohur Çiljeta, ajo e cila ka kaluar disa momente relaksi duke përkëdhelur dhe luajtur me macen, duke mos i bëzdisur asnjë tjetër.

Për të ndjekur më shumë momente nga “Ferma VIP” mund t’i ndiqni live 24 orë në dy kanale të dedikuara në platformën dixhitale Tring, “Ferma VIP 1” dhe “Ferma VIP 2”./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *