Shumica e deputetëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës mbështetën dhe miratuan sot anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë me seli në Strasburg.

Me 131 vota pro, 29 kundër dhe 11 abstenim, Kosova mori sot dritën jeshile për tu bërë anëtare e Këshillit të Evropës.

Lexo edhe :

Related Posts

Sigurisht ky lajm pozitiv për Kosovën ka gëzuar edhe Shqipërinë. Politikanët shqiptarë përgëzuan Prishtinën për këtë hap të rëndësishëm drejt Këshillit të Evropës.

Më poshtë reagimet nga politika shqiptare

Reagimi i kryeministrit Edi Rama

NJË HAP HISTORIK SAPO U HODH NË ASAMBLENË PARLAMENTARE TË KËSHILLIT TË EUROPËS PËR PRANIMIN E KOSOVËS SI ANËTAR I KOMUNITETIT TË SHTETEVE TË KiE

Urime, urime, urime nga zemra Kosovës dhe faleminderit të gjithë miqve e partnerëve në Asamblenë Parlamentare, që na mbështetën në hedhjen e këtij hapi të drejtë, i cili i dha Kosovës çka i takonte dhe i bëri nder vetë Këshillit të Europës

Tani hapi i fundit historik në maj, në Komitetin e Ministrave, ku të gjithë duhet të bëjnë të vetmen gjë të duhur:
VULOSJEN E KËTIJ ANËTARËSIMI pa të cilin mozaikut europian të Këshillit të Europës i mungon një gur i pamohueshëm dhe i pazëvendësueshëm. Forca KOSOVË
Kreu i grupit parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi

Urime Kosovë! Moment historik për Kosovën dhe popullin e saj që Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës votoi pro rekomandimit për anëtarësimin e Kosovës në KiE. Kjo nuk është vetëm një mundësi e jashtëzakonshme për Kosovën dhe proceset integruese të saj, por edhe një vlerësim për demokracinë e brendshme dhe paqen rajonale.

Ish kryeministri, Sali Berisha

Të dashur qytetare dhe qytetarë, qëndrestare dhe qëndrestarë, misionare dhe misionare të shpresës, dinjitetit, lirisë së individit dhe shoqërisë shqiptare. Ju përshëndes me shumë mirënjohje, me shumë nderim, ju dhe oratorët tuaj.
Por sonte dua të përshëndes në emër tuaj dhe të PD, një ngjarje historike për Kosovën dhe kombin.
Sot, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës votoi me mbi dy të tretat e të pranishmëve për Kosovën anëtare të Këshillit të Europës. Për Kosovën e lirë dhe të pavarur.

Të dashur miq, kjo është një arritje historike, është realizimi i një ëndrre fisnike të madhe të presidentit Ibrahim Rugova.
Realizimi i një ëndrre të mijëra e mijëra vajzave dhe djemve të Kosovës që ranë për t’u bërë të pavdekshëm për një Kosovë të lirë, të pavarur dhe evropiane.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani

Një tjetër moment historik për Kosovën. Rekomandimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës është një njohje e progresit dhe potencialit të saj. Është një hap vendimtar drejt rritjes së bashkëpunimit, stabilitetit dhe prosperitetit për popullin e Kosovës. Është një dëshmi e përkushtimit të Kosovës ndaj vlerave evropiane. Hapi tjetër: Komiteti i Ministrave.

Presidenti Bajram Begaj

Përshëndes vendimin e sotëm të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE).

Falenderoj të gjithë ata që kanë punuar dhe kanë mbështetur kërkesën e drejtë të Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës.

Tashmë pritet vetëm hapi final në maj, i cili shënon edhe mometin e merituar për të festuar

Lulzim Basha

Një ditë e madhe për Kosovën dhe shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni të Veriut dhe Mal të Zi. Të gjithë së bashku në udhëheqjen e Kosovës i’a dolëm që Kosova të triumfojë sot! Faleminderit Dora Bakojanis për kontributin e jashtëzakonshëm për të arritur në këtë moment historik.

Diskutimi lidhur me raportin për anëtarësimin e Kosovës filloi sot  rreth orës 17:30. Shumica e deputetëve që mbajtën  fjalën, e kanë mbështetur anëtarësimin e Kosovës. Serbia kundërshtoi anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

Dora Bakoyannis, e cila  përpiloi këtë raport, tha se gjatë punës së saj, asnjë “gur nuk ka mbetur pa u lëkundur” në përgatitjen e raportit dhe tha se është konfirmuar se, pavarësisht disa mangësive, Kosova është demokraci funksionale duke i bërë thirrje Këshillit të Ministrave të ftojë Kosovën të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës.

Bakoyannis shpjegoi se raporti nuk prek çështjen e njohjes apo mosnjohjes së Kosovës dhe se ajo duhet të mbetet kompetencë e shteteve.

“Që nga publikimi i raportit, kam pranuar kritika të ashpra madje sulme personale. Këto kritika janë bërë nga përfaqësuesit e shteteve anëtare që nuk e njohin Kosovën, por do dëshiroja kurajon që të jenë të sinqertë sepse kjo çështje nuk ka qenë asnjëherë se çfarë kushte t’i vendosen Kosovës. Kundërshtimet e tyre nuk kanë të bëjnë me kriteret e anëtarësimit, ata kundërshtojnë vetë idenë e shtetësisë së Kosovës. Raporti nuk paraqet raporte sa i përket shtetësisë”, u shpreh Bakoyanni.

Gjithashtu përfaqësuesi nga Rumania,  shtet i cili nuk e njeh Kosovën, mbështeti anëtarësimin e saj.

“Ne po mbrojmë të drejtat e individëve, jo të shteteve dhe etnive. Vendimi i sotëm do të thotë më shumë të drejta për mbi 1.6 milionë njerëz”, tha përfaqësuesi nga Rumania.

Edhe deputeti grek, Alexis Tsirpas si përfaqësues i majtëve evropianë , tha se e përkrah anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

/vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *