E shtunë, 3 Tetor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

“Moment historik”, OBSH miraton përdorimin e vaksinës kundër malarias

Fëmijët në pjesën më të madhe të Afrikës do të vaksinohen kundër malarias.

Pas më shumë se një shekulli përpjekjesh, kjo ngjarje është konsideruar ndër arritjet më të mëdha të mjekësisë.

Reklamë

Drejtor i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus e cilësoi këtë moment “historik”  në luftën kundër sëmundjes vdekjeprurëse.

Vaksina, e quajtur RTS, S, rezultoi efektive gjashtë vjet më parë.

Pas suksesit të programeve të imunizimit pilot në Gana, Kenia dhe Malaëi, Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se vaksina duhet të aplikohet në të gjithë Afrikën nën-Saharaiane dhe në rajonet e tjera me transmetim të lartë dhe të moderuar të malaries.

Vazhdo të lexosh

Reklamë