Subscribe

Shtëpia e Alfabetit ne Manastir, ku 108 vjet me pare u njësua alfabeti shqip, është vene serish ne shënjestër te sulmeve te maqedonasve. Të paktën katër persona të maskuar kanë tentuar t’i vënë flakën shtëpisë së Alfabetit në Manastir, në orët e hershme të mëngjesit, duke hedhur nje koktejl molotovi. Fatmirësisht ndërtesa nuk ka marre flake, por janë dëmtuar vetëm xhamat e disa dritareve. Policia maqedonase ende nuk ka ndaluar askënd per këtë ngjarje, ndërsa po mbikëqyren kamerat e sigurisë per te identifikuar autoret.

 

Sulmi është dënuar nga Ministria e Jashtme shqiptare, e cila ka kërkuar qe te zbardhet sa me shpejt ky akt vandal ndaj muzeut te alfabetit dhe përgjegjësit te dënohen. Ne nje deklarate te saj u behet thirrje palëve të ruajnë qetësinë dhe të ndalojnë retorikën kundër shqiptarëve, e cila dëmton marrëdhëniet ndëretnike dhe integrimin e vendit.

 

Ky është rasti i dyte brenda pak muajsh qe sulmohet shtëpia e Alfabetit ne nje dite feste, diten e Mësuesve. Ne përvjetorin e 108 te Kongresit te Manastirit, 22 nëntorin e shkuar, persona te paidentifikuar qëlluan me gure xhamat e dritareve, ndërsa ne dyer shkruan parulla “Vdekje shqiptareve”.

 

Tensionet ne Maqedoni janë rritur dhe gjuha kundër shqiptareve është ashpërsuar. Ne protestat qe po mbahen kundër platformës shqiptare, vazhdojnë te lëshohen parulla kundër përdorimit te dygjuhësisë dhe janë dëgjuar thirrje te tilla si “Dhoma gazi per shqiptaret”, “Maqedoni e pastër”, por ka patur edhe raste përplasjesh ndëretnike.

 

Nje dite me pare përfaqësuesja e larte e BE-se, Federica Mogherini, u kërkoi politikave ne Maqedoni te mos luajnë me zjarrin, duke nxitur konflikte ndëretnike.

 

 

 

Policia ka siguruar kamerat e sigurisë dhe molotovin dhe ka nisur punën për prangosjen e autorëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *