Subscribe

Në qarkun e Korçës prodhimi i mollës këtë vit duket se nuk është në cilësinë më të mirë, kjo për shkak të breshërit të rënë gjatë pranverës i cili ka dëmtuar sipërfaqe të mëdha të pemëtoreve.

 

Tashmë që stina e vjeljes ka nisur, fermerët ankohen për mungesën e tregut edhe për ato mollë të cilat janë të cilësisë së parë. Në Vranisht te Devollit fermerët tregojnë se edhe bizneset e frigoriferëve po i marrin mollët pa çmim, ndërkohë që ata e kanë të vështirë të pranojnë një gjë të tillë, për shkak të shpenëzimeve të mëdha që kanë kryer për kultivimin e mollës.

 

Nga ana tjetër specialistët e bujqësisë janë optimistë sa i takon gjetjes së tregjeve dhe eksportit të mollëve. Specialisti Arben Hysolli e pranon se cilësia nuk është ajo më e mira për shkak të dëmtimit nga breshëri, por thotë se tashmë që jemi vetëm në fillim të vjeljes së mollës janë regjistruar rreth 200 ton mollë industriale të eksportuara, si dhe 40 ton mollë konsumi të cilësisë së parë dhe ekstra.

 

Ne qarkun e Korces çdo vit prodhohen nga 80 deri në 100 mije ton mollë, pjesa me e madhe kalon në tregun vendas, ndërkohë që vetëm 15% e këtij prodhimi në rang qarku ruhet në frigoriferë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *