Rritet interesimi i biznesmenëve të huaj për prodhimet bujqësore të fushës së Korcës. Biznesmenë izraelitë, grekë, egjiptianë, ukrainas dhe së fundi edhe serbë kanë shfaqur interes për prodhimet e qarkut të Korcës.

 

Për prodhimet bujqësore sipas nën kryetarit të bashkisë Thanas Tona ka pasur një interesim nga biznesmenë të njohur serbë të cilët janë të gatshëm që të tërheqin të gjithë prodhimin e mollës dhe kumbullës në fushën e Dvoranit. Sipa Tonës, ata e kanë konkretizuar marrëveshjen dypalëshe me kusht që fermerët të plotësojnë kriteret e tregut europian.

 

Për kryetarin e shoqatës së mollëve, Arben Liccollari një interesim i tillë ka bërë të mundur që të ritet mundësia për eksport të mollës, kumbullës dhe qershisë, ndërsa nga ana tjetër thekson se në rast se do të ketë konkurim me tregun rajonal dhe atë europian, duhet të bashkohemi në bashkësi fermerësh si e vetmja mundësi për të përmbushur standardet.

 

Ndryshe biznesmenë të huaj e kanë të pamundur bashkëpunimin me fermerë të vecantë.

 

Vitin e kaluar vetëm në qarkun e Korcës janë eksportuar 9500 ton mollë.

 

Ndërkohë që ka pasur edhe eksporte të tjera në kumbull dhe qershi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *