E premte, 6 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Moldavia rihap hapësirën ajrore

Moldavia ka rihapur hapësirën ajrore për fluturime civile, disa orë pasi të martën mbylli përkohësisht atë për shkaqe sigurie, tha autoriteti i aviacionit.

 

Më herët, kompania shtetërore e fluturimeve, Air Moldova, njoftoi se shteti mbylli përkohësisht hapësirën ajrore.

 

Reklamë

Autoriteti i aviacionit tha se më vonë do të japë detaje për këtë çështje.

 

Mbyllja dhe rihapja e sërishme e hapësirës ajrore vjen në kohën e rritjes së tensioneve midis Moldavisë dhe Rusisë.

 

Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, gjatë një konference për media më 13 shkurt.

Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, më 13 shkurt tha se Rusia po planifikon të përdorë sabotues të huaj për të rrëzuar udhëheqjen në shtetin e saj, për të ndaluar anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe ta përdorë këtë në luftën kundër Ukrainës.

 

Rusia ka hedhur poshtë akuzat e presidentes Maja Sandu, e cila ka shprehur vazhdimisht shqetësimin për synimet ndaj ish-republikës sovjetike që kur Moska pushtoi Ukrainën në shkurt 2022./rel

Vazhdo të lexosh

Reklamë