E mërkurë, 23 Shtator 2026 Përrallë në Ishull deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Moldavia në valën e protestave; mbështetesit e partisë proruse duan dorëheqjen e qeverisë

epa10261731 Supporters of Shor political party protest in downtown Chisinau, Moldova, 23 October 2022. Protesters in Chisinau continue to protest against government and president Sandu asking for their demission and accusing them of incompetence and being responsible for an inefficient economy, inflation and a rapid increase of prices. EPA-EFE/DUMITRU DORU

Mijëra njerëz u mblodhën në kryeqytetin e Moldavisë, Kishinau, për të protestuar kundër krizës të kostos së jetesës dhe inflacionit në rritje.

 

Protestuesit kërkuan nga qeveria e re pro-perëndimore e vendit, të mbulojë plotësisht faturat e ngrohjes ne dimër.

 

Reklamë

Qytetarët bënë thirrje për dorëheqjen e presidentit. Disa mbanin pankarta ku shkruhej “Ata kanë miliona. Ne po vdesim nga uria”, teksa ishin vendosur fytyrat e disa politikanëve të Moldavisë me shtëpitë e makinat e tyre luksoze.

 

Protesta u organizua nga një grup i formuar së fundmi i quajtur “Lëvizja për Popullin”, i cili mbështetet nga anëtarët e Partisë pro ruse Shor të Moldavisë. Ky subjekt ka gjashtë deputetë në parlamentin e vendit

 

Ndërkohë dhjetëra simpatizantë pro-qeveritar u mblodhën gjithashtu për të treguar mbështetje për qeverinë e Maia Sandu.

 

Sandu më 13 shkurt pretendoi se Moska kishte krijuar një komplot për të përmbysur qeverinë, në mënyrë që ta vinte kombin “Në dispozicion të Rusisë” dhe të pengonte rrugën e integrimit në BE.

 

SANDU

“Përmes veprimeve të dhunshme, të maskuara nën protestat e të ashtuquajturës opozitë, ata mundohen të ndryshojnë pushtetin. Në realizimin e planit, autorët mbështeten në disa forca të brendshme, por veçanërisht nga grupe kriminale si formacioni Shor dhe të gjitha derivatet e tij”.

 

Rusia i mohoi kategorikisht pretendimet e presidencës. Një seri protestash antiqeveritare të iniciuara nga Partia Shor tronditën Moldavinë vjeshtën e kaluar, pasi një krizë e rëndë energjetike përfshiu vendin, pasi Rusia uli në mënyrë dramatike furnizimet me gaz natyror.

 

Në të njëjtën kohë, qeveria e Moldavisë i kërkoi Gjykatës Kushtetuese të vendit të shpallte të paligjshme Partinë Shor. Zyra e prokurorisë kundër korrupsionit pretendoi se protestat ishin financuar pjesërisht me paratë ruse.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë