Përfaqësuesja e Lartë e Politikës së Jashtme dhe Sigurisë e Bashkimit Europian, Federica Mogherini mbërrin pasditen e sotme në Tiranë në kuadër të një turi që po zhvillon në vendet e Ballkanit Perëndimor.

 

Në axhendën e saj parashikohen takime me zyrtarë të lartë në vend si edhe me përfaqësues të partive parlamentare.

 

Sipas njoftimit nga Zyra e Delegacionit të BE në Tiranë, rreth orës 17.30 Mogherini do të mbajë një fjalim në Universitetin Politeknik të Tiranës.

 

Zv. Presidentja e Komisionit Evropian do të pritet në takim në orën 18 e 45 minuta, nga kryeparlamentari Ilir Meta, dhe më pas do të takohet edhe me përfaqësues të partive parlamentare.

 

Ndërsa rreth orës 20.15, Shefja për Politikën e Jashtme në BE takon kryeministrin Rama, ku më pas do të kenë edhe një prononcim për mediat.

 

Mogherini pritet të ketë një takim edhe me Presidentin e Republikës, Bujar Nishani në orën 17:00.

 

Mogherini rikthehet në Shqipëri pas vizitë së një viti më parë. Në 3-4 mars të një viti më parë ajo ishte në Tiranë ku i bëri thirrje opozitës dhe maxhorancës të gjejnë konsensusin për Reformën në Drejtësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *