Një ditë pas vendimit për liberalizimin e vizave me Kosovën, shefja për politikë të jashtme e unionit, Federika Mogherini qëndron në Prishtinë. Zyrtarja e lartë e BE-së mban takime me krerët më të lartë të shtetit, si presidentin Thaçi, kryeministrin Mustafa dhe kryeparlamentarin Veseli. Është parashikuar që Mogherini t’i drejtohet parlamentit në një fjalim, në një seancë ku do të jenë të pranishëm dhe deputetët opozitarë. Propozimi i komisionit për heqjen e vizave pritet të miratohet edhe nga Këshilli dhe parlamenti Evropian. Me këtë propozim, Kosova do të vendoset në listën e vendeve që mund të lëvizin lirshëm në zonën Shengen. Deri atëherë, Kosovës i mbeten t’i përmbushë edhe dy kushte thelbësore, atë të marrëveshjes me Malin e Zi për kufirin dhe vijimin e luftës ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *