Përfaqësuesja e lartë e BE-së,  Federica Mogherini reagoi pas dështimit të takimit mes Thacit dhe Vucic. Pavarësisht se të dy lideret ishin  në Bruksel e zhvilluan takime të ndara me zyrtaren e lartë të Bashkimit Europian Fererica Mogherini,  ata nuk mundën të ulen në një tryezë të përbashkët.

 

Mogherini nëpërmjet një deklarate u shpreh se vështirësitë e dialogut mbeten, por pret sa më shpejt të zhvillohet takimi trepalësh.

 

Kam mbajtur disa raunde bisedimesh me të dy në formatin bilateral për të gjitha çështjet në tryezë. Vështirësitë mbeten. Besoj angazhimin e plotë të të dy Presidentëve për të vazhduar procesin dhe për të arritur në muajt e ardhshëm një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme, për normalizimin e plotë të marrëdhënieve, në përputhje me ligjin ndërkombëtar.

 

Mogherini sqaron se do të mbledhë në Bruksel sesionin e ardhshëm të nivelit të lartë të dialogut mes dy vendeve. Ky takim pritet të bëhet para Javës Ministrore të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *