Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini ka ftuar në një tryeze te re bisedimesh diten e enjte në Bruksel do t’i takojë presidentët e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçin dhe Aleksandar Vuçiçin. Në qender te diskutimeve do te jene ceshtjet e pambyllura dypaleshe, mes te cilave dhe bashkesia e komunave serbe.
“Mendoj se mundemi që deri në fund të këtij mandati do të arrijmë qëllimin në kërkim të hapave konkret dhe të rëndësishëm për secilin nga partnerët tanë ballkanikë në rrugën e tyre drejt integrimit në Bashkimin Evropian”, ka thënë Mogherini në një fjalim para ambasadorëve të vendeve të BE-së.
Nderkohe, sikurse shkruan Europa e Lirë, pritet që takimi ndërmjet presidentëve Thaçi e Vuçiç të zhvillohet mesditen e të enjtes.





