E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Mogherini-Thaçit: Taksa e komplikon situatën, duhet të hiqet

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, njëherësh Nënkryetare e Komisionit Evropian, Federica Mogherini,ka zhvilluar këtë të mërkurë një bisedë telefonike me presidentin Hashim Thaçi ku kanë biseduar në lidhje me zhvillimet e fundit të ndodhura në vend.

 

Sipas njoftimit të Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm, Mogherini dhe Thaçi kanë biseduar për zhvillimet e fundit në kontekst të dialogut të lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

 

Reklamë

Përfaqësuesja e Lartë ka thënë se vendimi i Qeverisë së Kosovës për ngritjen e taksës 100% për mallrat që vijnë nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina vetëm sa ndërlikon situatën edhe më shumë dhe nuk sjellë ndonjë zgjidhje për problemet e qytetarëve apo për aspiratat e Kosovës për të tashmen dhe të ardhmen e saj.

 

Sipas Mogherinit, ky vendim nuk e ndihmon ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe i njëjti duhet të tërhiqet.

Vazhdo të lexosh

Reklamë