Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini është shprehur se këtë të premte ka zhvilluar një telefonatë me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.

 

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Mogherinihkruan se në këtë komunikim i ka kërkuar presidentit Thaçi që taksa të hiqet dhe dialogu të fillojë sa më shpejt.

 

“I thash presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi: se taksa duhet të hiqet, kështu që dialogu të rifillojë sa më shpejt që të jetë e mundur. Normalizimi i marrëdhënieve është i rëndësishëm për Kosovën, Serbinë, Ballkanin Perëndimor dhe Evropën. Nuk ka më kohë për të humbur”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *