E premte, 13 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Mogherini telefonon Thaçin: Hiqni tarifat doganore me Serbinë

Përfaqësuesja e Komisionit Evropian për Punë të Jashtme Frederika Mogherini ka biseduar në telefon kete te merkure ne mbremje me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi për të diskutuar zhvillimet e fundit në kontekstin e normalizimit të marrëdhënieve mes të Kosovës dhe Serbisë.

 

Kjo u bë e ditur përmes një kumtese të lëshuar nga zyra për shtyp e Mogherinit.

 

Reklamë

“Përfaqësuesja e lartë ka nënvizuar se vendimi i Qeverisë së Kosovës për të ngritur tarifat e doganës për produktet nga Bosnje e Hercegovina dhe Serbia vetëm sa ka komplikuar situatën dhe nuk ka sjellë zgjidhje të problemeve për popullatën në Kosovë apo për aspiratat e Kosovës për të tashmen dhe të ardhmen”.

 

“Kjo është një masë që nuk ndërton marrëdhënie të mira fqinjësore dhe duhet të hiqet”, ka shtuar Mogherini./DW

Vazhdo të lexosh

Reklamë