Përfaqësuesja e lartë e BE-së për punë të jashtme dhe politika të sigurisë si dhe zëvendëspresidentja e Komisionit Europian, Federica Mogherini ka deklaruar nga Brukseli se BE është e gatshme të hapë negociatat me Shqipërinë kur të nisë zbatimi i reformës në drejtësi.

 

Në një intervistë televizive ku foli për turin që pati në Ballkan, Mogherini tha se pati angazhim për perspektivën evropiane të rajonit. Megjithatë ajo tha se nuk ka një datë të caktuar për hapjen e negociatave.

 

“Informova ministrat për takimet dhe vizitat në Ballkan. Pati mbështetje unanime për mesazhet që kam dërguar në rajon. Pati angazhim të fortë për perspektivën europiane për rajonin. Nuk diskutuam për datën e hapjes së negociatave me Shqipërinë.

 

BE është i gatshëm të hapë negociata me Shqipërinë kur të nisë zbatimi i reformës në drejtësi dhe procedura e vettingut. Të gjithë ministrat mbështetën mesazhet që dërguam në Shqipëri”, ka thënë Mogherini.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *