Shefja e Politikës së Jashtme dhe Sigurisë në BE, Federica Mogherini ka zhvilluar pasditen e së mërkurës një takim kokë më kokë me kryeministrin Edi Rama. Behet e ditur se është diskutuar ne lidhje me reformat e ndërmarra nga Shqipëria ne rrugën e saj te integrimit dhe ne veçanti per nisjen e zbatimit te procesit te vetingut, qe sipas zyrtares se larte te BE-se do te mundësoje çeljen e negociatave per vendin tone.

 

Me heret, ajo ka zhvilluar takime te ndara edhe me kryeministrat e vendeve te tjera te rajonit. Takimet koke me koke i kane paraprirë darkës informale te punës, te organizuara nga përfaqësuesja e larte me kryeministrat e vendeve te rajonit, për te diskutuar ne lidhje me hapat e bere ne rrugën e integrimit dhe për mundësitë e rritjes se bashkëpunimin rajonal, me fokus kryesor ekonominë dhe sigurinë.

 

Zonja Mogerini deklaroi se darka e punës qe i paraprin edhe samitit te rëndësishëm te NATO-s ne Bruksel, është nje mundësi shume e mire për te ndare nga afër me krerët e vendeve te rajonit perspektiven e qarte te integrimit, ne një kohe paqartësish e krizash politike, siç ishin edhe rastet e fundit te Shqipërisë e Maqedonisë, te zgjidhura me sukses, edhe për shkak te ndermjertesimit te forte ndërkombëtar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *