Subscribe

Ditën kur procesi i ngritjes se organeve te vettingut mbërriti ne Parlament, Përfaqësuesja e Lartë e BE për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Federica Mogherini i beri te qarte klasës politike shqiptare se negociatat per anëtarësim, do te hapen sapo te nise zbatimi i vettingut. Gjate daljes publike se bashku me kryeministrin Edi Rama, Mogerini theksoi se Brukseli është gati per hapin e radhës, por Shqipëria duhet te zbatoje reformën ne drejtësi.

 

“Mesazhi im sonte është ky, që nga ana e Bashkimit Europian, ne jemi gati, ashtu si kemi qenë dhe vjet, që të vazhdojmë të jemi të besueshëm e të çelim negociatat me Shqipërinë në momentin që zbatimi i reformës në drejtësi dhe në veçanti vettingut do të fillojë në Shqipëri.”

 

Por ndërsa parlamenti duhet te nise punën per vettingun, opozita ndodhet ne bojkot dhe paralajmërimi i përfaqësues se larte te BE ka qene i qarte.

 

“Jam takuar me kryetarin e Kuvendit, me kryetarët e grupeve parlamentare, me opozitën dhe kam qenë shumë e qartë në atë që kam thënë se ata që po përpiqen të vonojnë, ose të ulin ritmin e këtyre reformave, do të rrezikojnë integrimin në Bashkimin Europian. Unë po ashtu kam qenë e qartë që bojkoti i parlamentit do të thotë bllokimi i krijimit të komisioneve të vettingut dhe de facto, kjo ndal procesin e progresit të Shqipërisë në Bashkimin Europian”.

 

Por ndaj këtyre mesazheve liderët politike kane reaguar ne mënyra te ndryshme. Kryeministri Edi Rama ne nje deklarate te shkurtër ka mbështetur qëndrimin e Brukselit.

 

“E falënderoj edhe publikisht Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Europian për kthimin përsëri në Tiranë, që është shprehje e një vëmendje të veçantë dhe e një mbështetjeje të vazhdueshme të saj dhe BE-së, në këtë kohë sfidash dhe në këtë moment kur vendoset fati i negociatave me Bashkimin Europian, duke nisur procesin e zbatimit të reformës në drejtësi me zbatimin e ligjit të vettingut”.

 

Por takimi me Mogerinin nuk ka ndryshuar asgjë ne qëndrimin e liderit te opozitës Lulzim Basha, i cili ka deklaruar se PD do te vazhdoje bojkotin.

 

“Nuk ka dhe nuk për të pasur Parlament tjetër përveç Sheshit të Lirisë, deri në arritjen e një pakti kombëtar për zgjedhje të lira dhe të ndershme”.

 

Puna e deputeteve për ngritjen e organeve te vettingut nis ne seancën e se hënës kur do te ngrihet komisioni i pare për vlerësimin e kandidaturave per këto organe ku tashme është bere e qare se demokratet, nuk do te çojnë përfaqësuesit e tyre.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *