Subscribe

Mbërritja ne kuvend e shefes se politikes se Jashtme te BE, Federica Mogherini,  per te mbajtur nje fjalim nje dite pas lajmit per liberalizimin e vizave per Kosovën, riktheu ne salle opozitën. Bashke me falënderimet per punën e bere per plotësimin e kritereve per rekomandimin e Komisionit Europian, zyrtarja e larte u beri apel forcave politike, ne Kosove qe te gjejnë rrugën e dialogut per te çuar përpara vendin.

“Ky kuvend duhet te punoje me shume per te zgjedhur reformat kundrejt ndarjes. Kosova nuk do t’ia dale nese grindjet politike vlejnë me shume se suksesi i përbashkët. Ne te gjitha demokracitë europiane ka patur kundërshti, por kur vendimet e nje vendi rrezikohen, e vetmja mënyre per t’i kaluar është t’i shërbeni vendit me përgjegjësi, respektoni dialogun. Ky lloj dialogu duhet te ndodhe brenda kuvendit dhe jashtë tij. Jam e gëzuar qe qeveria dhe opozita jane ketu se bashku. Dallimet politike s’duhet te zhduken, por  ne një demokraci te përgjegjshme ka nevoje per ulje ne tavoline dhe te ecet përpara”.

Mogherini u ndal edhe tek dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit dhe veçanërisht tek marrëveshja per bashkësinë e komunave serbe, nje nga shkaqet e braktisjes se parlamentit nga opozita, ku siguroi se pakti nuk e cenon integritetin e Kosovës.

“Njerëzit ne Kosove dhe Ballkan kane shume per te fituar nga pajtimi, për t’u dhënë fund mosmarrëveshjeve, edhe pse kjo nuk është e lehte. E di qe Asosacioni i komunave serbe ka shkaktuar debate ne parlament dhe shoqëri, por marrëveshja e arritur është solide. Asosacioni nuk do te jete qeverisje paralele ne Kosove e s’do te kaloje ligjet e saj, por do te jete i përcaktuar brenda kornizave ligjore te Kosovës, duke iu referuar vendimit te Gjykatës Kushtetuese. Integriteti i Kosovës nuk vihet ne pikëpyetje. Asosacioni do ta forcoje Kosoven dhe do te lejoje integrimin e komunitetit serb”.

Shefja e diplomacisë europiane renditi nje sere sfidash te përbashkëta qe Kosova ndan me BE, qe nga emigracioni, lufta kundër krimit e korrupsionit, apo lufta kundër terrorizmit, pasi asnjë vend nuk është imun ndaj radikalizmit dhe beteja ndaj tij mund te fitohet vetem fale bashkëpunimit. Ajo premtoi mbështetjen e institucioneve te BE per Kosovën ne rrugën e integrimit. Gjate vizitës ne Kosove ku pati takime me krerët e vendit, Mogherini shoqërohej nga komisioneri per Emigracionin, Avramopulos.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *