E diel, 27 Shtator 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 10:00 Në vijim ora 10:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Mogherini mesazh përpara vizitës: “Ballkani do të jetë pjesë e Bashkimit Europian”

Përpara turit 2 ditor në Ballkanin perëndimor zyra e shtypit e përfaqësuese së latë të BE-së  për politikën e jashtme dhe sigurinë, Federika Mogherinit, në një njoftim për media, shkruan se ndalesa e parë do të jetë Tirana.

 

E shoqëruar komisioneri europian i zgjerimit Johannes Hahn, Mogherini do të takohet me krerë te shtetit e politikes ku tema kryesore do të jetë Ballkani dhe perspektiva europiane.

 

Mogherini thekson se rajoni është Europe dhe se do të jetë pjesë e së ardhmes së Bashkimit Evropian, e një bashkimi më të fortë e të qëndrueshëm.

 

“Ky është momenti për të sjellë ndryshime pozitive për të bërë përparim të pakthyeshëm dhe transformues drejt be-së”, thuhet në njoftimin e zyrës së përfaqësuese së lartë.

 

Pas vizitës në Shqipëri, Mogherini do të takohet edhe me krerët politikë të Maqedonisë.

Vazhdo të lexosh