Subscribe

Brukseli përsërit apelin per zbatimin e reformës ne drejtësi, qe konspirohet jetike per vendin dhe kyçe per progresin ne procesin e integrimit. Qëndrimin e shprehu përfaqësuesja e larte per politiken e Jashtme dhe sigurinë, Federica Mogherini gjate takimit qe pati ne Nju Jork me ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati.
Zyrtarja europiane rikonfirmoi angazhimin dhe mbështetjen e BE-së për këtë reformë. Ministri Bushati theksoi vendosmërinë e qeverisë shqiptare për të vijuar me reformat dhe persa i përket reformës ne drejtësi, deklaroi se fillimi i procesit të zbatimit të saj eshte nje arritje, qe përbën bazë solide për çeljen e bisedimeve të anëtarësimit. Bushati u takua gjithashtu edhe me shefin e diplomacisë gjermane, Frank Walter Steinmeier, i cili theksoi gjithashtu mbështetjen e Gjermanisë për reformat e qeverise, me rendësi per procesin e integrimit ne union. Ne takimet me Mogherinin e Steinmeier u vlerësua edhe roli konstruktiv i Shqipërisë ne politiken e jashtme dhe çështjet e sigurisë. Steinmeier theksoi se Porcesi i Berlinit ka shtuar bashkëpunimin mes vendeve te Ballkanit Perëndimor, nje nisme e kancelares Merkel per te përshpejtuar anëtarësimin e vendeve te ketij rajoni ne BE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *