Subscribe

Kryeministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor do të takohen në Bruksel më 24 maj, me përfaqësuesen e larte te Bashkimit Evropian, për të diskutuar për mënyrat e kapërcimit të tensioneve në rritje dhe përparimin e tyre ne rrugën e integrimit. Federica Mogherini ka ftuar ne nje darke pune kreret e qeverive te Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Malit te Zi, Serbisë e Bosnjës.

 

Ne nje njoftim te publikuar nga zyra e shtypit te Mogherinit saktësohet se do te diskutohet situata ne rajon dhe do te shikohet se bashku rruga per te ecur përpara. Darka e punes, qe zhvillohet nje dite përpara samitit te krerëve te shtetit dhe qeverive te vendeve te NATO-s ne Bruksel vjen pas zhvillimeve te rëndësishme te diteve te fundit ne shtetet ballkanike.

 

Shqipëria i dha me ne fund zgjidhje ngërçit politik me arritjen e marrëveshjes Rama-Basha. Ne Maqedoni po behet përpjekje per krijimin e qeverise se re te drejtuar nga lideri i LSDM-se Zoran Zaev, pas marrjes se mandatit te ketij te fundit nga presidenti Ivanov.

 

Kosova i drejtohet zgjedhjeve te parakohshme me procesin e demarkacionit te bllokuar. Situata paraqitet me e stabiluar ne Mal te Zi e Serbi, ndersa Bosnja vazhdon te vuaje nga problemet serioze etnike e politike.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *