Moderatori bëhet baba për herë të parë, vjen në jetë vogëlushja…!

Moderatori shqiptar Labinot Gashi është bërë baba për herë të pare. Përmes një fotoje të postuar në rrjetet sociale shfaqet duke puthur vogëlushen e tij, duke mos ja treguar fytyrën të porsalindurës.
“Çfarë emocionesh e gëzime t’papërshkrume kemi sot, Qendresa dhe unë. Erdhi ajo që na e dha titullin Prindër, nga sot në mesditë. Takimin e parë e kisha menduar shumë, ama asnjëherë nuk m’shkoj mendja që mund të jetë kaq i fortë e emocional… Për pak kohë të mbajta në krahë dhe morra dashurinë më të madhe të ksaj bote. Engjull, mirë se erdhe në tokë. Sa me fat jemi që u takuam. Unë mezi spo pres me e kalu jetën bashk. Faleminderit Zot.”
Moderatori në një postim të dytë në ditën e tij më të lumtur bën me dije se vogëlushen e tij e ka pagëzuar me emrin Rroa.






