Një aksident i rëndë rrugor i ka ndërprerë ëndërrat dhe dashurinë, ciftit të bukur Chris dhe Stella.

Bukuroshja shqiptare 31 vjecarja, Stella Vasilika Kërxhalli, shqiptare me origjine por që jetonte që e vogël në Itali, ishte duke udhëtuar me motor me të dashurin e saj Christian Milo, kur u përplas nga një makinë e drejtuar nga një 34 vjecar Rumun.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Rome, teksa cifti i showbiz-it po lëvizte me një motor “Piaggio Liberty 125” ndërsa Rumuni me iniciale A.M. drejtonte Mercedezin që shkaktoi aksidentin fatal.

Fotografi 30 vjecar Christian Milo humbi jeten në vend ndërsa modelja shqiptare vdiq në spital.

Cifti ishte njohur 7 vite më parë kur fotografi i modeleve dhe artistëve të famshëm në Itali, Christian Melo po i bënte një set fotografish modeles shqiptare Stella Vsailika Kerxhalli.

Përplasja ka qënë aq e rëndë saqë në vendin ku ai ndodhi janë gjetur gjurme të shumta gjaku. Për vdekjen e dy personazheve të showbiz-it në Itali kanë reaguar mjaft artiste, sidomos kolege fotografe të Milos dhe modele mikesha të shqiptares 31 vjecare, bukuroshes Stella.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *