Modelja shqiptare që jeton prej vitesh në SHBA, Emina Cunmulaj, i ka kushtuar një mesazh të veçantë ngushëllimi ikonës së modës Karl Lagerfeld i cili  ndërroi jetë ditën e djeshme në moshën 85-vjeçare.

 

Gjithashtu përveç modeles Cunmulaj, të shumtë kanë qenë edhe reagimet e personazheve të njohur që kanë shprehur keqardhjen për vdekjen e tij.

 

Ndërkohë modelja në profilin e saj në Instagram e falenderon që gjithmonë e ka trajtuar si një qenie njerëzore dhe jo si një si një varëse rrobash ecëse.

 

“ Ti më thërrisje Maria Callas kur unë nuk e ende kush oshte ajo. Çfarë nderi ishte të kaloja gjithë këto vite krah teje dhe krijimtarisë tënde. Faleminderit që gjithmonë më trajtove si një qenie njerëzore dhe jo si një si një varëse rrobash ecëse, por gjithmonë më ke pyetur për të kaluarën dhe kulturën time dhe bëje shaka dhe ndaje (kujtime nga) udhëtimet e tua. U prefsh në paqe Karl. (Këto janë disa nga shfaqjet më të preferuara të modës të Chanel ku kam sfiluar)”.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *