Një tjetër telash në horizont për Cristiano Ronaldon. Tabloidi britanik “The Sun” është hapur këtë të enjte me një akuzë të fortë që një modele angleze ka bërë për portugez.
Jasmine Lennard lëshon fjalë të ashpra ndaj bomberit të Juventusit duke e quajtur madje një psikopat.
Ajo thotë se Ronaldo e kishte kërcënuar se do ti publikonte në media foton e kohës kur ata ishin të lidhur vite me parë.

“ Ai shkoi edhe më tej duke me thënë sesi do të reagonte babai im nëse do të shihte ne media fotot intime që kasha nga koha kur shkoja me të. Pavarësisht kërcënimit për publikimin e këtyre fotove unë nuk pranova të rikthehesha me Ronaldon, pavarësisht se ai me kontaktoi vazhdimisht për 18 muaj me radhë.”
Më tej ish modelja, që u bë e famshme në reality show-n britanik “Big Brother” shton se nuk ka fare frike nga Cristiano, madje kërcënon se do ti nxjerrf në shesh disa secrete të Ronaldos, të cilat vajza I quan secrete të shpifura, të rënda.
“ Kam provca për ta bërë këtë gjë,madje do të ndihmoj edhe Kathryn Mayorgën në cështjen e saj që ka hapur ndaj Ronaldos për përdhunim në SHBA. Njerëzit nuk e kanë idene sesa I aftë është të bëjë keq Ronaldo. Nëse do tëg dinin vetëm gjysmën e këtyre gjërave, nuk e keni idene se cfarë do të ndjenin për të!





