E diel, 8 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Modelet për votën e emigrantëve, KQZ diskuton dy skenarë

Dy janë mënyrat, ende në proces vlerësimi për mundësimin e votës së emigrantëve në zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit. Vlerësimi lidhet me identifikimin e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit dhe që vullnetin politik duan ta ushtrojnë, pa qenë e nevojshme të kthehen në vendlindje.

Procedurat që po vlerësohen për krijimin e të ashtuquajturit “Regjistri i Votuesve jashtë Vendit” janë:

E para, që lista e zgjedhësve të përfshijë vetëm ata emigrantë që fillimisht kanë deklaruar adresat e sakta në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile dhe më pas kanë shprehur dëshirën për të votuar më 25 Prill.

Të dyja këto procedura në propozim parashikohet që të kryhen përmes portalit e-Albania. Brenda 24 Shkurtit, si afati i vendosur për të marrë kërkesat për të votuar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile bëjnë verifikimet përpara se lista tradicionale e zgjedhësve të publikohet edhe elektronikisht në faqen zyrtare të KQZ-së.

Reklamë

Propozimi i dytë është që KQZ të ndërtojë një sistem për regjistrimin e emigrantëve. Edhe në këtë rast shqiptarëve jashtë vendit do t’u duhet të deklarojnë adresa e sakta në Gjendjen Civile, përpara se të procedohet më kërkesën për pjesëmarrje në zgjedhje.

Në ndryshim nga propozimi i parë në të dytin, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve krijon regjistrin e tij të votuesve jashtë vendit. Pra emigrantët do ti gjejnë emrat vetëm në këtë regjistër jo në listën tradicionale të votuesve.

Krijimi i regjistrit të emigrantëve është vetëm hapi i parë në mundësimin e shprehjes së vullnetit të tyre politik më 25 Prill. Komisionit Qendror të Zgjedhjeve do t’i duhet të përcaktojnë formën e votimit, ku ai me postë mbetet skenari më i mundshëm dhe më i sigurtë.

E gjitha kjo më shumë se një proces teknik është politik, pasi në të gjitha vendimarrjet që do të bëjnë të mundur votën e emigrantëve kërkohet dakordësi mes palëve.

Më shumë video

Reklamë