Subscribe

Julian Kadiqi është një i ri i apasionuar pas makinave. Ai di shumë për to, e kur një model i ri mbërrin në Tiranë vështirë ta ndalosh që të provojë një udhëtim me të.

 

Një makinë sportive dhe një tjetër më klasike. Të trajtuara deri në detaje, me forma të harkuara, por mjaft të qarta, të veshura bukur, njëlloj si një vepër arti që i flet modernes me gjuhën më praktike. Këto janë dy versionet e reja të Ford Focus, që nga sot i gjeni në showroom-in e Ford.

 

Julian Kadiqi është gati të niset në një rrugëtim me Ford Focus Vignale, por së pari na rrëfen çfarë e tërheq më shumë te kjo makinë.

 

Gjatë udhëtimit, ai na shpjegon që Ford Fokusi i ri është një makinë familjare e sportive me një kosto te lire.

 

Por, si Juliani, të gjithë të interesuarit mund ta gjejnë dhe të udhëtojnë me këtë makinë dhe një tjetër version sportiv të Ford Focus, në ekspozitën e këtij koncesionari. Përfaqësuesit i kanë prezantuar modelet Vignale dhe ST-Line në një ceremoni që ka tërhequr dhjetëra të apasionuar pas makinave.

 

Dy modelet e 2018-ës kanë një dizajn unik, dhe e kanë përmirësuar aq shumë gamën e Fordit sa fjala e fundit e teknologjisë dhe potenciali i makinave ecin paralelisht.

 

Pika e fortë e modeleve të ri Ford Focus është sipërfaqja e sheshtë për të mbajtur në të ardhmen edhe motor elektrikë. Me sistem automatik apo manual, kjo zgjedhje është në dorën tuaj. Ashtu siç është në zgjedhjen tuaj edhe mënyra se si do të rrugëtoni. Sepse Ford Focus në modelet e reja ofron tre mundësi rrugëtimi normale, ekologjike dhe sportive.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *