Subscribe

Këtë të enjte kuvendi në Maqedoninë e Veriut do të mblidhet për të votuar mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë Zaev, të kërkuar nga opozita.

Kryeministri nuk e ka dorëzuar ende zyrtarisht dorëheqjen ndërsa përpara mbledhjes së organeve më të larta të partisë, Lidhja Social Demokrate e përjashton mundësinë që opozita të ketë siguruar shumicën.

 

PETRE SHILEGOV

ISH-KRYETAR I KOMUNES SHKUP, LSDM

 

“Shumica politike është e qëndrueshme, ajo që ndodhi gjatë fundjavës ishte me qëllim të hutimit të opinionit dhe një lojë politike e aktorëve të përfshirë.”

 

Por sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka deklaruar se qeverisja e Lidhjes Socialdemokrate është drejt fundit.

 

ARBEN TARAVARI

SEKRETAR I PERGJITHSHEM, ASH

 

“Një gjë është evidente, se anija e Zaevit është duke u fundosur. LSDM-ja është komplet e përccarë, nuk dihet më as kush e udhëheq, apo me kë mund të bisedohet. Dje dëgjuam edhe Ali Ahmetin se është i gatshëm të bashkëpunojë me këdo që dmth se nuk paska shumë pika kundër VMRO-së sicc ka thënë në fushatë.”

 

Pasi pesë partitë e opozitës, përfshirë edhe ajo e ekstremit të majtë, u bashkuan dhe lajmëruan se kanë 61 vota për të rrëzuar qeverinë, disa deputetë shqiptarë deklaruan se nuk do të votojnë mocionin e mosbesimit.

 

Ata argumentojnë se nuk mund të jenë ne asnje lloj rrethane në një listë me partinë “E Majta” që ka mbajtur hapur qëndrime kundër shqiptarëve dhe vlerave evropiane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *