Kryeministri Albin Kurti ne me pak se dy muaj pas marrjes se detyres do te perballet sot ne Kuvend me mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë qe ai drejton, pas propozimit nga Grupi Parlamentar i LDK-së dhe në bazë të kërkesës së 44 deputetëve.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar me heret se kryeministri Kurti e ka nxitur kete mocion mosbesimi me sjelljet dhe veprimet e tij arbitrare dhe shkeljen e marrëveshjes te koalicionit qeverises.
Duke mos mjaftuar mocioni per ta rrezuar nga posti I kryeministrit, ne anen tjeter presidenti Hashim Thaci ka depozituar ne Gjykaten Kushtetuese kerkesen per rrezimin e vendimit te qeverise per masat e marra ne kufizimin e levizjeve te qytetareve per shkak te perhapjes se koronavirusit. Ai I quajti keto masa, te rrezikshme per shendetin e qytetareve dhe burim per perhapje te panikut. Pak perpara séances kreu i ekzekutivit ka sqaruar se eshte Hashim Thaci ai qe po rrezikon shendetin publik me veprimet ekstreme.
ALBIN KURTI
KRYEMINISTER I KOSOVES
Presidenti ndërmori një hap të paprecedentë dhe të papërgjegjshëm por, fatkeqësisht, jo edhe të papritur, duke iu bërë thirrje qytetarëve dhe zyrtarëve policorë që të rezistojnë zbatimin e vendimit të qeverisë dhe, në këtë mënyrë, duke rrezikuar drejtpërdrejt shëndetin publik të qytetarëve , ndërsa presidenti vazhdoi edhe më tej betejën e tij kundër rekomandimeve të Institutit te shëndetit publik, duke e kontestuar vendimin e qeverisë në gjykatën kushtetuese.
Madje i ka kthyer pergjigje kreut te shtetit se kerkesa e tij eshte e pabaze.
ALBIN KURTI
KRYEMINISTER I KOSOVE
Marrë parasysh që presidenti si palë në procedurë nuk ka plotësuar kushtet në mënyrë që gjykata të aprovojë kërkesën për masën e përkohshme, ne kemi kërkuar nga gjykata kushtetuese ta refuzojë kërkesën në lidhje me vendosjen e masave të përkohshme.
Nderkaq nje dite me pare mocioni kunder Kurtit eshte mbeshtetur edhe nga ambasadori i SHBA ne Prishtine. I cili u shpreh se eshte i kenaqur që Kuvendi i Kosovës do të mbajë të mërkurën senacë për votimin e mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë.
Ndërkohë, Ministritë e Jashtme të Gjermanisë dhe Francës kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët përmes së cilës kanë shprehur shqetësimet e tyre lidhur me situatën politike në Kosovë.
“Kosovës i duhet një qeveri stabile dhe funksionale që të përballet me këtë krizë. Prandaj, ne ju bëjmë thirrje që votimi për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë të rishqyrtohet ose të shtyhet”.
Si te mos mjaftonin perplasjet mes lidereve ne Kosove, Albin Kurti duhet te perballet edhe me perhapjen e epidemise ne vend. Deri më tani 63 janë infektuar në Kosovë me këtë sëmundje .