Subscribe

Kryesia e Kuvendit ka vendosur që të thërras seancë plenare për votimin e mocionit të opozitës për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës, të mërkurën, më 10 maj. Janë 42 deputetë të Kuvendit të Kosovës, 30 nga partitë opozitare dhe 12 nga partitë e tjera, përfshire edhe ato në pushtet dhe deputetë të pavarur, që kanë nënshkruar mocionin për rrëzimin e qeverisë aktuale. Nënshkrues të mocionit janë edhe tetë deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës. Ne lidhje me mocionin, kreu i Kuvendit Veseli tha se opozita s’mund ti japë fund koalicionit.

 

Ndërsa shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri, tha se gjithçka mbetet të vendoset mes partnerëve të koalicionit, pasi opozita nuk ka force per ta rrezuar qeverinë.

 

Për rrëzimin e qeverisë nevojiten 61 vota pro të deputetëve. Nëse ai siguron mbështetjen e nevojshme ne seancën plenare, atëherë mbetet vendimi i presidentit per ta çuar vendin ne zgjedhje të parakohshme. Ndërkohë kryeministri Isa Mustafa ka njoftuar se te hënën do te përcjellë ne Kuvend ligjin per demarkacionin. kreu i qeverise ka saktësuar se e mori kete vendim pas nje bisede telefonike me zv/ndihme sekretarin amerikan te shtetit, Hojt Ji.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *