Kronikë
Mjeti del nga rruga në Bulqizë, shpëton mrekullisht shoferi

Një automjet doli nga rruga mëngjesin e kësaj të hëne në rrugën nacionale Bulqizë – Peshkopi.
Brenda në makinë ndodhej vetëm drejtuesi, i cili fatmirësisht ka shpëtuar mrekullisht dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Bulqizës, pasi u dërgua aty nga kalimtarë të rastit, raporton Vizion Plus.
Burime policore bëjnë me dije se shkak i aksidentit është bërë lagështia në rrugë dhe shpejtësia e lartë me të cilën po udhëtonte mjeti.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




