Subscribe

Një 62-vjeçar ka humbur jetën këtë të shtunë pasi mjeti me të cilin udhëtonte ka dalë nga rruga.

 

Mësohet se viktima është me inicialet A.K., 62-vjeç, banues në Lushnje, i cili ka humbur kontrollin e mjetit teksa udhëtonte me mjetin e tij tip Honda.

 

“Sot rreth orës 14:50, në fshatin Mërtish, shtetasi A. K., 62 vjeç, banues në Lushnjë, duke udhëtuar me një motomjet tip “Honda” dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *