E premte, 2 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Mjetet luksoze të sekuestruara në Berat dërgohen në Tiranë

5 mjete të sekuestruara nga Drejtoria Vendore e Policisë Berat, në kuadër të Operacionit Forca e Ligjit janë nisur sot drejt Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë në Tiranë.

 

Reklamë

Mjetet  luksoze janë bllokuar dy ditët e fundit, gjatë një aksioni të ndërmarrë nga forcat e policisë së Beratit në 5 subjekte të hetimit nga OFL-ja. Burimet zyrtare të Drejtorisë së Policisë Berat konfirmojnë se të pesta mjetet e bllokuara nga policia janë autovetura me proçeduara të përfunduara “sekuestroje”.

 

Të njëjtat burime konfirmojnë se subjektet nën hetim,të cilëve u janë sekuestruar këto mjete janë objekt i Operacionit Forca e Ligjit, i cili u ka dërguar ditë më parë edhe shkresën për deklarimin e pasurisë së tyre brenda 48 orëve.

 

Po kështu, burime të brendshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat konfirmojnë se Operacioni “Forca e Ligjit” ka piketuar për hetim në Berat rreth 30 subjekte, të cilëve do t’iu dërgohet në ditët në vijim shkresa zyrtare për deklarimin e pasurisë, të cilën duhet ta plotësojnë e ta dorëzojnë brenda 48 orëve.

Më shumë video

Reklamë