E premte, 2 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Mjeshtëri i vjedhjeve në kërkim për plagosjen e çiftit Laze në Allias

Ka përfunduar në pranga një nga autorët e plagosjes së çiftit Laze në Allias, ndërsa shpallet në kërkim i dyshuari tjetër.

I arrestuari është Fatjon Mërtenikaj, 28-vjeçari që ka lindur në Elbasan dhe banon në Tiranë.

Reklamë

 

Në kërkim është shpallur bashkëpunëtori në këtë ngjarje, Markelian Cungu, protagonist i një numri të madh vjedhjesh që në moshë të vogël. Të dy këta shtetas janë dënuar më herët për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Vjedhje”.

 

Grupi hetimor ka sekuestruar edhe dy armët e dyshuara të përdorura gjatë tetnativës për grabitje, municion luftarak, maskë dhe sende të tjera.

 

Policia gjeti rreth një kilometër larg banesës që tentuan të vidhnin, dy armët e zjarrit, konkretisht një kallashnikov dhe një pistoletë, që dyshohet se i kanë përdorur autorët mbrëmjen e datës 19 janar 2020.

 

Këta dy persona u futën në vilën e familjes Laze në Allias. Fillimisht ata u pikasën nga vajza e çiftit Laze. Kjo bëri që autorët të qëllojnë me armë duke plagosur fillimisht Petrit Lazen dhe më pas bashkëshorten e tij, Afërdita Laze, të cilët në katin e parë të vilës kishin si biznes një furrë buke.

Më shumë video

Reklamë