Bota
Mjellma ngordh nga “zemra e thyer” pasi adoleshentët thyen vezët e saj me tulla

Një mjellmë nënë raportohet të ketë ngordhur për shkak të “thyerjes së zemrës” për shkak se vezët e saj u thyen dhe bashkëshorti i saj u zhduk.
Reklamë
Nëna u gjet e vdekur në fillim të kësaj jave jo shumë kohë pasi babai u zhduk, pasi siç duket ishte larguar nga stresi, raportojnë mediat e huaja.
Disa djem adoleshentë u panë duke hedhur tulla përgjatë Kanalit të Mançesterit në Kearsley më 20 maj dhe dëshmitarët thanë se ata kishin për qëllim të dëmtonin vendin ku mjellmat kishin bërë fole.

Vazhdo të lexosh
Reklamë




