Pavarësisht rënies së infektimeve nga COVID, mjeku i njohur Tritan Kalo shprehet se pandemia ende nuk i ka ardhur fundi. Mirëpo, sipas tij, më e keqja ka kaluar.

 

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Kalo tha se vaksinimi në vijimësi i grupeve të rriskuara dhe ndërgjegjësimi i qytetarëve po japin rezultate pozitive.

 

“A e kemi fituar plotësisht këtë betejë me armikun e padukshëm, ENDE JO…..Më e rëndësishmja është se e kemi kaluar periudhën më të vështirë dhe më të dhimbshme, të përplasjes me virusin jetëlëndues dhe jetëmarës të Sars-Cov2/Covid-19….”Ditë më të mira pas kësaj do të vinë.” Çdo jetë Shqiptari është e shumëvlertë për të, për familjen, për shoqërinë dhe për tërë Shqiptarinë….Sars-Cov2 është një virus që pak nga pak do të “rreshtohet” në të ardhmen me sivëllezërit e tij më pak të rrezikshëm, dhe do të bashkëjetoj me shoqërinë njerzore pas kësaj Pandemije në format sporadike të shfaqjes së tij, e cila është tashmë më mirë e informuar dhe e përgatitur për t’u përballur me të, si dhe fatmirësisht më e imunizuar aktivisht nga kalimi i sëmundjes apo vaksinimi ndaj këtij virusi.”

 

Në mesazhin e tij, Kalo iu bëri thirrje qytetarëv që të tregohen të kujdesshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *