E mërkurë, 7 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Mjeku shqiptar në Angli që u shërua nga COVID-19: Shqipëria ka bërë një punë të mirë

Adrian Fandi, një mjek shqiptar me banim në Londër ka treguar se si u infektua me COVID-19 pas kontakteve me pacientët e infektuar, si dhe ka folur për neglizhencën dhe mungesën e seriozitetit të qeverisë britanike në ditët e para të përhapjes së virusit.

Reklamë

Në një lidhje skype me emisionin “7pa5” në Vizion Plus, mjeku tha se kishte qëndruar 5 ditë në terapi intensive, ndërsa e prekur me koronavirus ishte edhe bashkëshortja e tij. Gjendja e tyre shëndetësore tashmë është shëruar dhe të dy ata janë rikthyer në punë duke iu shërbyer pacientëve.

Reklamë

“Për fat të keq, situata në Angli nuk është e mirë. Numri i viktimave është rritur. Në ditët e para të kësaj beteje, ne nuk kishim mbrojtje. Maskat dhe dorezat ishim të vetmet mjete mbrojtëse që kishim. Unë pata polemikë me kolgeët e mi në punë. Pesë ditë pasi rashë në kontakt me pacientët unë u infektova. Gjendja ime ishte me temperatur të lehtë, pas 4-5 ditësh filloi të rëndohej, frymëmëarrja bllokohej. Pashë veten që nuk arrita të shkoja dot nga krevati në banjë. Gruaja ime është mjeke dhe ajo u kujdes për mua. Kur kam ardhur në psital nuk kam qenë i stabilizuar. 2-3 ditët e para ishin të vështira sepse nuk mund të merrja asnjë terapi antivirale. Që të merrja në terapi duhet të futesha në një program. Futa të dhënat e mia në kompjuter, pas gjysmë ore u vendos që unë nuk duhet të merrja terapi. Aty u nervozova shumë. Më pas, gruaja ime që është mjeke mori të gjithë shefat me radhë, të cilëve iu tha që ne nuk kemi ardhur për të bërë eksperimente dhe duam që të kurohemi. Kur shikon pacientët, të duket vetja që je i rregullt dhe i ri, kur bëhesh si pacientët pastaj, atëherë je mbi 50 vjeç, të rritet edhe rrisku. Qëndrova 5 ditë në terapi me oksigjen. Pasi u sëmura filluan të ndryshonin rregullat. E rritën pak nivelin e mbrojtjes. I përdornin maskat edhe në zonën e pastër. Në zonën ku janë shtruar pacientët me COVID-19 përdornin maska të tjera, me të sofistikuara. Edhe gruaja u infektua me COVID- por ajo është shumë mire tani, u rikthye në punë. Unë u ktheva në punë të premten, duke punuar si vullnetar.”

Fandi theksoi që numri i të rinjve që janë mbartës të virusit është shtuar ndjeshëm në Britaninë e Madhe.

“Ka një fluks të madh, është rritur numri i të rinjve me COVID-19. Ju në Shqipëri keni bërë një punë shumë të mirë. Këtu njerëzit po vdesin me mijëra. Nëse nuk bëhet “lockdown”, çdo gjë shkon për dreq, sepse shëndetësia dhe mjekësia nuk është e aftë të përballojë për të mbajtur njerëzit gjallë. Do ishte më e lehtë nëse numri do të ishte më i ulët. Në spitale shohim 40-50 për qind pacientë të rinj, normalisht ka edhe të moshuar me patologji të ndryshme.”

Për mjekun, Shqipëria ka bërë një punë të mirë sa i përket marrjes së masave për frenimin e koronavirusit dhe zabtimin e tyre në kohë. Po ashtu, ai iu bëri thirrje dy liderëve, kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha që të bashkëpunojnë në këtë situatë dhe të dalin së bashku për të “edukuar qytetarët” që të ndërgjegjësohen.

“Shoh njerëz që rrinë në radhe dhe mbajnë distancë, por sërish ka shumë lëvizje. Rregullat duhet të jenë më të rrepta sepse kështu mposht sëmundjen. Ju jeni 3 milionë banorë dhe keni një numër shumë të vogël të sëmurësh dhe një vdekshmëri të ulët. Pacientët që i trajtojnë në Shqipëri me polipatologji këtu nuk janë kandidatë që të trajtohen ne intensitet sepse rregullat që ka mjekësia këtu janë të tilla. Këto pacientë nuk do të mund që të mbijetojnë, kështu që është e kotë, është humbje kohe. Aq kohë sa populli do të vazhdoje të dalë e të ketë kontakt. Nëse do e kishin bërë si Shqipëria do të ishte më mirë, po mori shembull SHBA, e morën me lehtësi si Boris Johnson dhe kabineti i tij. Në Shqipëri do të ishte mirë dy krerët të dilnin bashkë dhe të flisnin që ta edukonin popullin.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë