E premte, 13 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Mjeku Shehu: Në dhjetor nis vaksinimi në Gjermani

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, përmes një lidhjeje Skype, mjeku i njohur në Gjermani Alk Shehu ka deklaruar se tashmë është bërë zyrtare dhe Gjermania do të fillojë vaksinimin në dhjetor ndaj koronavirusit.

 

Ai shprehet se kompania BioNTech po mbyll tashmë fazën e tretë ekspreimentale.

 

“Është bërë zyrtare që kompania BioNTech po mbyll fazën eksperimentale,  fazën e tretë të vaksninimit, dhe të mërkurën bëjnë zyrtarisht kërkesën për njohje, certifikim. Një procedurë emergjente që parashikohet të zgjasë rreth dy javë dhe jemi lajmëruar që në fillim të dhjetorit mund të fillojë procesi i vaksinimit për strukturat mjekësore. Më pas, thuhet që në filim të janarit do të fillojë vaksinimi në masë i popullsisë.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë