Mjeku Pipero: Nëse nuk i respektoni rregullat, numri i të prekurve me koronavirus do të shtohet

Mjeku Pëllumb Pipero tregoi se të gjithë pacientët me koronavirus që janë shtruar në Spitalin Infektiv kanë probleme mesatarisht të rënda.
Në një lidhje skype me studion e lajmeve në “Vizion Plus”, mjeku theksoi se këto dy javë do të jenë vendimtare për të konstatuar se sa do të rëndohet gjendja, si dhe pritet të qartësohet nëse qytetarët i kanë resektuar apo jo rregullat e vendosura nga qeveria për parandalimin e koronavirusit.
“Gjendja e tyre është e stabilizuar,me problematika respektive. Pothuajse të gjithë kanë probleme pulmonare. Të gjithë kanë probleme nga mestarisht të rënda në të rënda. Të gjithë janë në terapi simpotmatike dhe në terapi të marra nga eksperienca në Kinë. Këto dy javë janë vendimtare se sa qytetarët i kanë respektuar masat. Nëse nuk i kanë respektuar sikundër shohin, shifrat do të jenë disa herë më të mëdha. Java e 3 dhe e 4 do të jenë tregues shumë i rëndësishëm të dëmit të shkaktuar.”
Pëllumb Pipero tha se të gjitha moshat janë të prekura nga Covid-19, ndërsa shtoi se qytetet e mëdha në vendin tonë do të përfshihen në hartën e vendeve të prekura nga koronavirusi.
“Virusi e ka shpalosur komplet profilin e tij agresiv në të gjitha moshat. Asnë qytetar nuk është i paprekshëm nga ky virus. Edhe tek ne struktura moshore ëshrë relativisht e re. Gradualisht besoj që të gjitha qytetet e mëdha do të jenë në hartën e qyteteve të prekura nga koronavirusi. Cdo ditë shtohet një vatër e re. Jemi të detyruara t’i respektojmë masat e qeverisë. Ata vijojnë të bëjnë një gabim shumë të rëndë. Gumbullimi, dëshira për të mos mbajtur radhë, për të mos respektuar distanca, është shumë e gabuar dhe dëmshme, nuk e kontrollojmë epideminë kështu. Mos ta sjellim skenarin italianë në Shqipëri sepse është i papërballueshëm. E vetmja armë kundër koronavirusit është qëndrimi në shtëpi. Nëse dalim, infektojmë veten dhe të tjerët. Është e lehtë të shkosh në spital, por është e vështirë të dalësh nga spitali i shëruar. Spitali nuk është hotel dhe shtëpi.”




