Mjeku Gëzim Xhepa shprehet i sigurt se koronavirusi ka qarkulluar në Shqipëri qysh në janar.

Ai ka publikuar në “Facebook” disa foto, që sipas tij, tregojnë se pacientët janë infetuar me COVID-19 që në janar dhe se janë trajtuar në Spitalin Infektiv. Doktori i quan fakte të pakundërshtueshme fotot.

“Sot, falë mikut dhe kolegut tim të nderuar Dr. Renato Osmenaj…, imazheristit që ishte i pari, që që javën e parë pas zbulimit të të ashtuquajturit rast 0, identifikoi fizionominë dhe identitetin imazhërik pulmonar të COVID-19… dhe potencën e ekzaminimit CT ndër ekzaminimet e skemës bazë për diagnostikim dhe përcaktim prognose…, mu ofruan imazhe të pakundërshtueshme të prezencës së COVID-19 në datat 15 – 20 janar, në disa raste në Infektiv…!!! Dhe s’kishte si të ndodhte ndryshe, kur duam s’duam ne, për komunikimet e ngushta dhe lëvizjet e shumta njerëzore me Italinë e Veriut, Shqipëria mund të kosiderohet lagje e Milanos…!!!”

Nisur nga kjo, Gëzim Xhepa kërkon nga Komiteti Teknik i Ekspertëve që të mendojnë për një strategji tjetër si të menaxhojmë krizën sepse izolimi duket i pavlerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *