Subscribe

84 pacientë me Covid -19 janë aktualisht të shtruar në spitalin Infektiv.

Sipas Ministrisë së Shëndetesise nga totali i personave të shtruar në spital, 11 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa dy të tjerë janë të intubuar në gjëndje më të rëndë.

Burime për Vizion Plus bëjnë të ditur se një nga dy personat e intubuar është një mjek. Megjithate nuk dihet nese ky person me iniciale A.P, 57 vjec eshte infektuar ne spital apo jashte sherbimit spital.

Nuk ka të dhëna nëse mjeku 58 vjecar ka apo jo sëmundje të tjera bashkëshoqeruese pasi ky informacion ende nuk është dhënë zyrtarisht nga Ministria e Shëndetësise.

Ndonëse ka pasur shumë raste kur pjestare të personelit mjekesor janë prekur nga Covid-19 në vendin tonë, ky është rasti I parë kur kemi një doktor të intubuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *